Vrasja në Lezhë, një makinë po digjet në zonën mes Rinasit dhe Niklës

Vrasja në Lezhë, një makinë po digjet në zonën mes Rinasit dhe Niklës

22:52, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një makinë po digjet në rrugën e Rinasit në afërsi të fshatit Nikel, Fushë-Krujë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i përket atentatorë të vrasjes në Lezhë.

Policia dhe grupi hetimor po shkojnë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar makinën e cila po digjet dhe për të bërë të ditura të gjitha detajet e ngjarjes nëse janë të ndërlidhur me vrasjen e ndodhur në Lezhë.

Njoftimi i policisë për vrasjen: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco