DETAJET/ Autorët qëlluan nga një BMW ngjyrë gri, targat të vjedhura në Tiranë

22:23, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një atentati ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Mësohet se i plagosur është shtetasi Eljo Nikulaj, që është dhe djali i xhaxhit të Ardian Nikulaj që mbeti i vrarë disa muaj më parë në Shëngjin.

Sipas gazetares së SYRI TV, Bleona Sari mësohet se autorët kanë qëlluar nga një makinë tip BMW  ngjyrë gri me targa ‘AB138HT’ të cilat janë vjedhur në kombinat me 29.11.2023 .

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco