Ngjarja e rëndë në Lezhë/ Policia del me komunikatë zyrtare: I plagosuri është shumë rëndë

Ngjarja e rëndë në Lezhë/ Policia del me komunikatë zyrtare: I plagosuri është shumë rëndë

22:16, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një atentati ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Mësohet se i plagosur është shtetasi Eljo Nikulaj, që është dhe djali i xhaxhit të Ardian Nikulaj, i cili mbeti i vrarë disa muaj më parë në Shëngjin.

Policia ka dalë më një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë ku bën me dije se i plagosur është transportuar në spital në një gjendje shumë të rëndë, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për lokalizimin e autorëve.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco