Tjetër aksident me vdekje, adoleshenti përplas të moshuarën

Tjetër aksident me vdekje, adoleshenti përplas të moshuarën

21:33, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh.

Policia lokale bën të ditur se, një 17-vjeçar me inicialet B. A., ka përplasur 80-vjeçaren me inicialet R. L., këmbësore e cila ka humbur jetën në spital.

Policia e Belshit/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor ‘Belsh-Grekan’, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco