'Nuk e mendoja kurrë se do bënte këtë akt të tmerrshëm'/ Pacolli tregon si u njoh me Naim Murselin

'Nuk e mendoja kurrë se do bënte këtë akt të tmerrshëm'/ Pacolli tregon si u njoh me Naim Murselin

20:45, 02/12/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës ku e vdekut mbeti bashkëshortja e ish-këshilltarit të Pacollit, Naim Murselit. Ky i fundit dyshohet si organizatori i vrasjes së Liridonës. 

Në një reagim në Facebook, Pacolli shpreh sërish ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimës. Ai shkruan se ai e ka njohur Murselin prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai i ishte afruar si adoleshent pas një sëmundje qe kishte përjetuar.

Ish-presidenti thotë se ka ruajtur marrëdhënie të mirë me familjen e Murselit madje ai dhe e shoqja janë kumbarë të djalit të tij, ndërsa viktima kishte miqësi me familjen e tij. Pacolli shkroi më tej se nuk ka pasur dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naim Murselin, ndërsa shtoi se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

POSTIMI I PLOTË:

Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës me këtë ngjarje të trishtueshme.
Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri. Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time.

Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.
Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

Kujtojmë se Policia ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për vrasjen e Liridonës, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili akuzohet dhe dyshohet si organizatori i gjithë vrasjes. Në pranga është vënë edhe ekzekutori, Granit Plava dhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, i cili është pjestar i FSK-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco