'Mamin e harruam në makinë'/ Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas vrasjes

'Mamin e harruam në makinë'/ Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas vrasjes

20:32, 02/12/2023
A+ Aa A-

Vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku motra e tij mbeti e vrarë në një grabitje të inskenuar.

E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për RTK, Leonard Ademaj, ka treguar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e viktimës pasi i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

 ‘Mamin e harruam në veturë’, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

 ‘Atë ditë ka ndodhur krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte pas shtrëngu dorën shumë. Kur kam shkuar në Polici mu ka afru, më ka përqafuar edhe tha dajë, tha hajduti m’i ka lyp paret, po unë s’ia kom jep. E ka çelë dorën, i kish pasë paret aty. Qe tha dajë paret, se s’ia kom jep hajnit’, tha Leonard Ademaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco