Gjendet pa shenja jete një person në Malësinë e Madhe

Gjendet pa shenja jete një person në Malësinë e Madhe

19:35, 02/12/2023
A+ Aa A-

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në banesën e tij, në fshatin Dedaj, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Z. Ç., 80 vjeç, i cili nga hetimet e deritanishme, dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco