Aksident me vdekje në Belsh, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident me vdekje në Belsh, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

18:30, 02/12/2023
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Belsh.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shalës. Një automjet ka përplasur një motor e për pasojë drejtuesi ka vdekur në vend.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Njëkohësisht një aksident është regjistruar edhe në fshatin Grekan ku mjeti ka përplasur një të moshuar.

E moshuara u dërgua në spital, por është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Belshit/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco