Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

VIDEOLAJM/ Këto janë momentet kur digjet makina luksoze e Kozak Braçit

10:05, 02/12/2023
A+ Aa A-

Duket se telashet nuk i ndahen Kozak Braçit. I njohur si “mbreti i Instagramit”, atij i është djegur makina luksoze tip “Benz” gjatë natës. SYRI TV ka siguruar pamjet kur mjeti shkrumbohet nga flakët.

Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit Kozak Braçi, 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

E teksa policia vijon hetimet për ngjarjen, vetë Kozaku nuk ka ngurruar të postojë një video në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.

“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest. Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

Kujtojmë se dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë. Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco