‘Familja është gjithçka’/ Burri porositi vrasjen e saj, çfarë shkruante Liridona në rrjete sociale

‘Familja është gjithçka’/ Burri porositi vrasjen e saj, çfarë shkruante Liridona në rrjete sociale

09:25, 02/12/2023
A+ Aa A-

Liridona Murseli, 30-vjeç, mbeti e vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Fillimisht u raportua se u qëllua për vdekje nga disa grabitës, por sot ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.

Sot është zbuluar se ka qënë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, ai i cili ka paguar 30 mijë euro bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen.

Ende nuk dihen arsyet që kanë cuar 33-vjeçarin të marrë këtë vendim ekstrem. Çifti mësohet se kishin 12 vite të martuar. Ndërkohë vetë Liridona në profilin e saj në Instagram, shkruante: “Familja është gjithçka”. Liridona ishte nënë e dy fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco