Del FOTO/ Ky është 56-vjeçari shqiptar, i ekzekutuar mbrëmë në Athinë

Del FOTO/ Ky është 56-vjeçari shqiptar, i ekzekutuar mbrëmë në Athinë

11:12, 01/12/2023
A+ Aa A-

Thimi Roland Droboniku, 56 vjeç, është shqiptari i vrarë në Athinë mbrëmjen e së enjtes. Mediat greke kanë publikuar foton e tij, teksa hetuesit janë duke analizuar të kaluarën e tij, ku vlen të theksohet se viktima ka qenë i skeduar për disa vepra penale.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë i arrestuar disa herë më parë si pjesë e bandës kriminale, trafik droge, falsifikim etj.

Autoritetet gjithashtu po hetojnë nëse 56-vjeçari Thimo Roland Droboniku ka lidhje me një makinë të mbushur me armë  që u sekuestrua një javë më parë në Athinë pranë zonës ku ai u vra, ku dhe banonte.

Policia greke po analizon kamerat e sigurisë në zonë për të përftuar të dhëna hetimore në lidhje me autorin/ët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco