Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Goditi me sende të forta një 64-vjeçar, pranga autorit

Goditi me sende të forta një 64-vjeçar, pranga autorit

11:02, 01/12/2023
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Pukë, pasi ka goditur me sende të forta një 64-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.,N, 51 vjeç, ndërsa i lënduari, shtetasi me iniciale P.N., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin P. B., 35 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi të mitur, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco