EMRI/ Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi/ Mediat: Kishte një ‘mal’ me akuza

EMRI/ Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi/ Mediat: Kishte një ‘mal’ me akuza

09:55, 01/12/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Shqiptari 56-vjeçar u identifikua si Thimi Deoboniku ose Thimi Prifti.

Gazeta greke Protothema shkruan se shqiptari kishte një të shkuar të pasur kriminale.

Burimet policore thanë se shqiptari ishte arrestuar disa herë në të shkuarën dhe akuzohej për formim bande, trafik të lëndëve narkotike, kontrabandë cigaresh dhe falsifikim.

Autoritetet thanë se hetimi po vazhdon dhe se motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.

Po ashtu po hetohet nëse viktima e atentatit është i lidhur me makinën që u gjet në fund të nëntorit në zonë. Brenda makinës kishte një kallashnikov, një granatë dhe lëndë djegëse.

Shqiptari dyshohet se u qëllua dy herë me armë zjarri në bark pranë pallatit ku banonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.

Autori ka qenë i maskuar me skafandër dhe u largua me shpejtësi me një motor, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë.

Viktima është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, ku ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco