Grabitësi i argjendarisë, ky është i riu që u vra nga policia e Kosovës

Grabitësi i argjendarisë, ky është i riu që u vra nga policia e Kosovës

17:31, 30/11/2023
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, i cili u vra ditën e sotme nga policia.

Dukagjin Gashi mbeti i vrarë nga policia e Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është arrestuar. Mësohet se ata kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco