E vrau fqinji për një kanal, del fotoja e viktimës në Laknas

E vrau fqinji për një kanal, del fotoja e viktimës në Laknas

16:26, 30/11/2023
A+ Aa A-

Është bërë publike fotoja e viktimës që u vra sot nga fqinji i tij në Laknas pas një sherri për kanalizimet.

Kujtojmë se Maliq Marku ka qëlluar më arme duke vrarë Shefqet Hasen. Ndërkohë nga të shtënat ka mbetur i plagosur Besim Keqa.

Gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari ka bërë me dije se autori i ngjarjes është arrestuar nga forcat e policisë.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

 Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco