DETAJE - VIDEO/ Shkak u bë një kanal, krimi i rëndë, i moshuari qëlloi në drejtim të dy fqinjëve

15:32, 30/11/2023
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhur këtë mesditë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Mësohet se një kanal në afërsi të banesës, të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy komshinjëve të tij.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco