EMRAT- DETAJE/  Konflikti në Laknas, ja kush është autori dhe viktima

EMRAT- DETAJE/ Konflikti në Laknas, ja kush është autori dhe viktima

15:09, 30/11/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Laknas, ku raportohet se një persona ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Maliq Marku ka qëlluar më arme duke vrarë Shefqet Hasen. Ndërkohë nga të shtënat ka mbetur i plagosur Besim Keqa.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

 Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco