Prangoset një 34 vjeçar në Sarandë, goditi me grusht 63-vjeçarin dhe më pas zu me policët

Prangoset një 34 vjeçar në Sarandë, goditi me grusht 63-vjeçarin dhe më pas zu me policët

15:41, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar ka goditur me grusht një 63-vjeçar në Sarandë. Më pas, i riu është zënë dhe me forcat blu, pasi këta të fundit do e shoqëronin në Komisariat.

Si pasojë, i riu ka rënë në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin 63 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin në komisariat“, thuhet në njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco