SYRI TV/ Shqipëria nën pushtetin e motit të keq, rrëshqitje toke e dëmtim rrugësh

SYRI TV/ Shqipëria nën pushtetin e motit të keq, rrëshqitje toke e dëmtim rrugësh

14:19, 29/11/2023
A+ Aa A-

Vendi vijon të jetë i përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore. Në Dibër, reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në disa fshatra, duke rrezikuar edhe shembjen e banesave. Në Kukës dhe Elbasan janë raportuar rrëshqitjesh gurësh në akset kombëtare, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Nga SYRI TV

Rrebeshe shiu kanë përfshirë qarkun e Dibrës gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke sjellë probleme në disa zona. Në rrugën e Arbrit ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin, por pa e bllokuar atë.

Ndërkohë, në bashkinë Dibër për shkak të reshjeve ka dalë nga shtrati përroi i Gjelshoshit në fshatin Kishacec, duke rrezikuar të përmbyten katër banesa.

Në fshatin Qafë Murrë është dëmtuar rruga që lidh fshatin me qendrën administrative.

Në fshatin Vranj ka pasur rrëshqitje toke, duke dëmtuar kabinën elektrike.

Në fshatin Lurë është bllokuar rruga drejt Rrëshenit për shkak të prezencës së ujit.

Në fshatin Lejçan të Ostrenit nga rrëshqitjet e një pllake toke janë rrezikuar të shemben dy banesa, qytetarët janë evokuar në banesa tjera.

Në fshatin Stojan të bashkisë Mat, ka patur shembje të një segmenti rruge e gurësh duke rrezikuar izolimin e disa banorëve.

Në fshatin Shoshaj nga rrëshqitje toke është rrezikuar të shembet një banesë.

Në qarkun e Kukësit ka pasur edhe gjatë mëngjesit të së mërkurës reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, shoqëruar me erë të fortë. 

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në disa segmente rrugësh ka patur rënie inertesh, gurësh si dhe bllokime tumbinosh.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Gjithashtu energjia elektrike është rikthyer në njësitë administrative ku për disa ditë pati mungesë.

Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit, duke sjellë për pasojë probleme në disa akse rrugore.

Në segmentin e kthesave të Murrashit të aksit Elbasan – Qafë Thanë dhe në pjesë të aksit Gramsh-Moglicë ka pasur rënie guresh e inertesh në rrugë, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në njësinë administrative Polis të bashkisë Librazhd dhe në bashkinë Prrenjas e fshatrat përreth nuk ka energji elektrike.

Probleme janë raportuar nga dëbora dhe në Qafë Thore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco