U kap me 1.5 kg kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me 1.5 kg kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

11:08, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino të Italisë pasi në automjetin e tij është gjetur rreth 1.5 kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane në makinën e shqiptarit kishte një qese me 22 pako me kokainë që dyshohet se 30-vjeçari kishte si synim t’i shiste.

Po ashtu në kroskotin e mjetit janë gjetur 15 mijë euro, 17 mijë euro janë zbuluar në banesën e shqiptarit dhe 5 mijë euro të tjera janë zbuluar në një automjet tjetër pas kontrolleve të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco