VIDEO/ Reshjet e borës mbulojnë Dardhën, policia thirrje qytetarëve

18:26, 25/11/2023
A+ Aa A-

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës. Rreshje intensive janë regjistruar në Qafë Thanë ndërkohë që aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht fshati turistik i Dardhës. Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

"Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

 Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", njofton policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco