Foto ilustruese

VIDEO/ Apeli në SYRI: 3 orë të bllokuar në Qafë Murriz, jemi me fëmijë të vegjël, asnjë borëpastruese

16:58, 25/11/2023
A+ Aa A-

Reshjet e sotme të borës, edhe pse të paralajmëruara e kanë gjetur shtetin shqiptar të shkrehur. Të mësuar me dimra të butë, qeveria shqiptare as nuk e kishte vënë ujin në zjarr që të ndërmerrte masa për të zhbllokuar rrugë.

Mijëra qytetarë janë bllokuar gjatë ditës së sotme në rrugë të ndryshme të vendit, por kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë reshjet e dëborës kanë qenë intensive.

Një qytetare ka denoncuar në SYRI.net, duke apeluar që të ju shkohet në ndihmë pasi dhjetëra makina janë bllokuar në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë.

‘Jemi të bllokuar prej më shumë se 3 orësh në Qafë Murriz. Jemi me fëmijë të vegjël në makinë dhe asnjë borëpastruese nuk duket që të vijë të hapë rrugën’, shkruan në apelin e saj në SYRI.net, denoncuesja e situatës së rëndë që është në zonën e Rrugës së Arbrit, që bllokohet kur bie një vesë shiu, e jo më nga reshjet e dëborës.

Apelojmë shtetin dhe firmën që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e kësaj rruge, të shkojë në ndihmë të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco