VIDEO/ Mungesa e pastrimit, bllokohet rruga Kukës-Peshkopi

16:10, 25/11/2023
A+ Aa A-

Rruga Kukës-Peshkopi është e bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

Mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes ka bërë që të mos bëhet e mundur kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor.

Reshjet e dendura të dëborës që vazhdojnë të bien në qarkun e Dibrës disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht : aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë;

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge,  të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco