Afera e sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Afera e sterilizimit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

15:47, 24/11/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ashtu siç kishte deklaruar në daljet publike nuk e ka kundershtuar vendimin e drejtësisë për të, por është paraqitur sot në SPAK duke zbatuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” që GJKKO vendosi në ngarkim të tij.

Beqaj ka qëndruar më pak se 10 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në dalje ai ka refuzuar ti përgjigjet interesit të medias për cështjen e koncesionit të sterilizimit, ku ai po hetohet për “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, u bë publik edhe vendimmarrja e GJKKO, ku gjyqtari Erjon Bani përveçse la në fuqi dy masat e sigurisë ndaj Beqajt, duke iu referuar provave të paraqitura nga SPAK, konstatoi se ka dyshim të arsyeshëm që në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtuesit të autoritetit kontraktor që lidhi kontratën e koncesionit të sterilizimit, ai ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Nisur nga ky konstatim, GJKKO vlerëson si të arsyeshme se masa e duhur e sigurisë që Prokuroria e Posaçme duhet të kishte kërkuar për ish-ministrin Beqaj do të ishte “arresti me burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco