EMRI - Elbasan/ Sekuestrohen pronat e të dënuarit për ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe

EMRI - Elbasan/ Sekuestrohen pronat e të dënuarit për ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe

08:56, 24/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e një personi  dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për ‘shtëpi  bari’.

Pronat e sekuestruara janë dy garazhe dhe një apartament, ndërkohë nga hetimet rezulton se këto prona janë vënë nga burime financiare të pajustifikuara.

“Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze.

Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit Leonard Coga.

Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plote i Prokurorise

Prokuroria Elbasan sekuestron pronat e shtetasit L.C. i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për ‘shtëpi  bari’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi pasuritë e shtetasit L.C., dhe personave të lidhur me të, të evidentuara gjatë hetimeve si pasuri të pajustifikuara dhe të dyshuara si të vendosura mbi burime kriminale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:

Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;
Pasuria me nr.26/198-G.6, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe
Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan

Nga hetimet ka rezultuar se:

Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze. 

Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C. 

Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C 

Gjykata e Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr.821 datë 22.11.2023 ka disponuar për pranimin e kërkesës së prokurorit dhe Vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme të sipërcituara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco