Tjetër shpërthim me granatë në Kosovë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Tjetër shpërthim me granatë në Kosovë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

10:05, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një granatë ka shpërthyer të mërkurën (22 nëntor) në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Dy shtetase kanë njoftuar policinë dhe kanë deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar pronat e tyre dhe një makinë.

Policia është duke hetuar rastin dhe deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Njësite policore pasi kanë marrë informacion  për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një makinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësite policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco