Arrestohet njëri, kërkohet i dyti për granatën që plagosi 10 persona në tregun e Prizrenit

Arrestohet njëri, kërkohet i dyti për granatën që plagosi 10 persona në tregun e Prizrenit

07:06, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një person është arrestuar nën dyshimin për hedhjen e një mjeti shpërthyes, që plagosi dhjetë persona në një treg të kafshëve në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, mëngjesin e së mërkurës.

Policia rajonale e Prizrenit bëri të ditur se paraprakisht tre persona kishin qenë të dyshuar për rastin, por me zhvillimin e hetimeve, policia gjeti se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale “shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”.

Autoritetet ende janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, njofton Radio Evropa e Lirë.

Paraprakisht ishte thënë se rasti kishte ndodhur me një granatë dore, por pasditen e së mërkurës, autoritetet thanë se ende nuk e kanë identifikuar mjetin plasës.

“Njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim”, tha më herët Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Të dyshuarit, i identifikuar me inicialet R.M, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Autoritetet kanë njoftuar se pesë nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali, tha shefi i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

Ata u transferuan në QKUK për shkak të lëndimeve në gjoks dhe qafë, si dhe për shkak të mungesës se kirurgut torakal në Spitalin e Prizrenit, tha Veçgishti për Radion Evropa e Lirë.

"Gjendja e të lënduarve nga granata e dorës në Prizren është stabël", tha ai.

Motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura menjëherë. Në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit për të mbledhur prova për rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco