Grabitën me dhunë një të ri, identifikohen tre autorët nga policia e Vlorës

Grabitën me dhunë një të ri, identifikohen tre autorët nga policia e Vlorës

13:12, 22/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka identifikuar tre autorët e dyshuar si grabitësit me dhunë të një shtetasi tjetër.

Sipas njoftimit nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një shumë parash një 18-vjeçari, duke e dhunuar fizikisht.

Njoftimi:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 9”.

I morën një shumë parash një shtetasi, duke e dhunuar fizikisht, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia, identifikohen 3 autorët e dyshuar.  

Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve. 

Sekuestrohen automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, gjatë vjedhjes, dhe 1 celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 9”, për zbardhjen e një rasti të vjedhjes me dhunë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit, u identifikuan 3 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, A. K., 19 vjeç dhe I. A., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Kotë. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasin M. M. dhe po punojnë për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një shumë parash një 18-vjeçari, duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco