‘Më tha prostitutë’:Kapen nga flokët si adoleshente mësueset në fshatin Kuç të Vlorës

‘Më tha prostitutë’:Kapen nga flokët si adoleshente mësueset në fshatin Kuç të Vlorës

11:46, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ka qënë emisioni investigativ në Klan “Stop” që ka udhëtuar drejt fshatit Kuç të Vlorës në shkollën “Memo Meto” ku pak ditë më parë janë zënë dy mësuese verbalisht dhe fizikisht.

Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj është regjistruar nga mësuesja e Anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e videos.

Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.

''Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”.

Një debat i nisur në furgonin e transportit ka shkuar në pikën që në ambientet e shkollës mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet.

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.

Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.

Drejtoresha: Blerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?

Mësuesja: Jo, lekët do m’i japi ajo. Pse duhet të m’i japësh ti?

Drejtoresha: Çfarë duhet të bëj unë?

Mësuesja: Të merrje masë, që i takonte!

Drejtoresha: Unë e bëra detyrën. (I ka thënë mësueses tjetër) I ke bërë dëm ekonomik. Jepi lekët,-i thashë. Lëri të tjerat çfarë keni bërë!

Mësuesja: Besoj, je koshiente për të gjitha gjërat, që kanë ndodhur.

Drejtoresha: Jam shumë koshiente për çdo gjë.

Mësuesja: A të thashë “merr masë, që i takon, se ato do vazhdojnë”? Jo,- më the,- se do më çojnë në DRAP Fier me videon, që më kërcënoi mua.

Drejtoresha: Më dëgjo mua tani! Jo, nuk të kam thënë, se më kërcënon, por unë nuk kam marrë masë në Qershor për gjënë, që ndodhi.

Blerina: Po dhe ajo vjen me videon, më kërcënon.

Drejtoresha: Po, e ka marrë një video atje dhe thotë “Ti s’ke marrë masë”.

Mësuesja: Ke ankesa nga mua?

Drejtoresha: Jo!

Mësuesja: Kam sjellje të keqe me kolektivin, siç pretendojnë ato?

Drejtoresha: Vazhdo punën, siç e ke nisur!

Mësuesja: Çfarë pune të vazhdoj? Më shkulën flokët para gjithë shkollës dhe më thyen syzet. Çfarë pune të vazhdoj?

Drejtoresha: Me thashethemet e këtyre, unë ta jap të drejtën.

Mësuesja: Masa “Paralajmërim për heqje nga puna”. Unë nuk kam bërë gjë.

Drejtoresha: Ato luftën e kanë njësoj, si me ty, si me mua. Ne, nëse biem në nivelin e atyre dhe të përulemi, dhe të themi, dhe të merremi me llafet e atyre…

Gazetarja: Zysha përshëndetje, si je. Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk jam e detyruar që të…

Gazetarja: Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk po vrapoj, po ngjitem.

Gazetarja: A të pëlqejnë këto syzet që kam vendosur unë?

Mësuesja: Dukesh shumë bukur.

Gazetarja: Fatkeqësisht nuk i kam xhamat sepse i keni thyer ju. A ju kujtohet?

Mësuesja: Duhet të pyesni kolegen. Nuk mund të më filmoni…

Gazetarja: Nuk është nevoja që të ikni me vrap. Ti je krenare që ke rrahur një mësuese. Nga çfarë keni frikë që po fshiheni?

Mësuesja: Absolutisht, nuk dua të dal në televizor!

Mësuesja Dhunë nuk ka kryer njeri me të. Të jesh e bindur për këtë. Në ambientet e shkollës. Jashtë ambienteve të shkollës, unë e zgjidh ndryshe problemin me atë. Jam njeri! Nuk ke të drejtë! Nuk dua të përgjigjem!

Gazetarja: Po ju ishit krenare për veprimet që keni bërë. Nuk jam unë.

Mësuesja: Nuk mund të hysh ashtu!

Gazetarja: Nuk jam unë krenare që kam dhunuar një mësuese.

Mësuesja: Nuk kam dhunuar një mësuese. Nuk ke punë në ambientet e shkollës. Nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës!

Një fakt, provat tregojnë të kundërtën e asaj që mësuese Irma deklaroi, pasi sipas një përgjimi, ajo ishte shprehur me krenari për aktin e saj dhe madje kishte edhe ide se si dhuna ndaj mësueses do të bëhej lajm dhe gati kishte edhe titullin.

Mësuese Irma: S’bëhem pishman për asnjë veprim dhe asnjë fjalë, që kam thënë.

Denoncuesja: S’bëhesh pishman, që rreh njerëzit kot.

Mësuese Irma: Ty të tregova vendin njëherë.

Denoncuesja: Krenari e madhe që prek njerëzit me dorë, se ne s’kemi duar…

Mësuese Irma: Për mua krenari është. Ja, do dalim dhe në lajme. Do dalim dhe në lajme. Një mësuese? S’na pëlqen ky titull. Tek “Vlora news” lexoje, që sot. “Një mësuese rrahu një mësuese”. Unë do komentoj: “Unë isha ajo, që e rraha”.

tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco