Dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit

Dyshonte se e kishte tradhtuar, nëna e re shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit

17:38, 19/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, po nga Shqipëria.

Referuar mediave italiane, e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Dyshohet se shkak për episodin e dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti i saj, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco