Vrau adoleshentin 7 vite më parë, dosja e Kristian Cenaj në gjykim

14:29, 19/11/2023
A+ Aa A-

SYRI-TV

Prokuroria e Kurbinit con për gjykim 31-vjeçarin Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin.

Ai do të përballet në gjykatë me akuzen e vjedhjes me pasoje vdekjen. I riu nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshme Lezhë.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshetin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse të cilat viktima i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, ne 2022,  7 vite nga zhdukja e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit te kaluar dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij.

Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco