Po udhëtonte me biçikletë/  Qëllohet me armë zjarri ndaj një shqiptari në Itali

Po udhëtonte me biçikletë/ Qëllohet me armë zjarri ndaj një shqiptari në Itali

14:11, 19/11/2023
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është regjistruar ndaj një 40-vjeçari shqiptar në Acerra në komunën e Campanias, Itali

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës së kaluar, teksa shqiptari ka qenë duke udhëtuar me biçiklete.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptari është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur ngjarja , por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco