Shpërthim tritoli në Kamëz, policia jep detajet e para

Shpërthim tritoli në Kamëz, policia jep detajet e para

09:40, 18/11/2023
A+ Aa A-

Shpërthim tritoli gjatë orëve të para mëngjesit të sotëm në Kamëz në ambientet e një lokali.

Subjekti ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar.

Policia bën me dije se rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.

Nuk ka persona të dëmtuar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco