Makina i del nga rruga, përplaset për vdekje 26-vjeçari në autostradën Fier-Lushnjë Majtas, vendi i përplasjes.

Makina i del nga rruga, përplaset për vdekje 26-vjeçari në autostradën Fier-Lushnjë

08:50, 18/11/2023
A+ Aa A-

Sërish aksident me vdekje në autostradën Fier - Lushnjë. Një mjet tip Benz me drejtues një 26-vjeçar nga Lushnja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e betontë të një biznesi. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ai ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Eri Naska, viktima, kthehej nga Vlora për në Lushnje. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po heton për shkaqet. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe lagështisë për shkak të reshjeve të shiut.

Policia e Shtetit njoftoi se:  "Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco