Rrëzohet në kopsht, vajza 4 vjeçe përfundon në spital

Rrëzohet në kopsht, vajza 4 vjeçe përfundon në spital

19:09, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një vajzë 4 vjeçe është dërguar në spital nga familjarët e saj, për ndihmë mjekësore, pasi sipas tyre ajo është rrëzuar në kopshtin që frekuenton.

Ngjarja ka ndodhur në Krujë, njofton policia,

Kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.

Njoftimi i Policisë së Krujës:

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco