EMRI/ Fier, 39-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës, banorët e zonës: Nuk kemi dëgjuar asnjë krismë

EMRI/ Fier, 39-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës, banorët e zonës: Nuk kemi dëgjuar asnjë krismë

14:47, 16/11/2023
A+ Aa A-

Ende ndodhet ne automjetin tip “Volsvagen” 39-vjecari Julian Balliu, i gjetur i pajete paraditen e sotme në Daullas të Libofshës. Ai është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vetërarë me armë zjarri, ndërkohë që banorët e zonës shprehen të habitur nga kjo ngjarje.

Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 8:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë. Banorë të tjerë pohojnë se rreth orës 8:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme. Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë.

Ndërkohë grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në një automjet tip "Volkswagen", të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco