U gjetë i pajetë në Xarrë, jeta e trishtë e 51-vjeçarit, flasin banorët: Rrinte i dehur...

U gjetë i pajetë në Xarrë, jeta e trishtë e 51-vjeçarit, flasin banorët: Rrinte i dehur...

13:58, 16/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës dha sot detaje nga gjetja e trupit të dekompozuar të bariut në fshatin Xarrë të Konispolit.

Uniformat blu raportuan se mbetjet kockore i përkasnin 51-vjeçarit nga Elbasani, Adnant Jaupi, i cili ishte punësuar si bari në fshat.

Dhe në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashtë tyre pohojnë se 51-vjeçari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i copëtuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki. Trupi i 51-vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se materiali kockor i përkiste 51-vjeçarit Adnant Jaupi, nga Elbasani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco