SPAK: Të shtyhet seanca për zhdukjen e Prengës! Të informohet Dritan Rexhepi që ka gjyq ndaj tij në Shqipëri

SPAK: Të shtyhet seanca për zhdukjen e Prengës! Të informohet Dritan Rexhepi që ka gjyq ndaj tij në Shqipëri

13:46, 16/11/2023
A+ Aa A-

Arrestimi në Turqi i Dritan Rexhepit është pohuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj tij dhe gjashtë të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Në procesin për të cilin ndodhet në qeli vetëm i pandehuri Aldo Majnishta, prokurori i SPAK ka kërkuar shtyrje të seancës për të njoftuar Rexhepin për gjyqin.

“Jemi informuar për arrestimin në Turqi të të pandehurit Dritan Rexhepi, ndaj kërkojmë kohë t'i drejtohemi autoriteteve turke për të vënë në dijeni Rexhepin mbi procesin ndaj tij në Shqipëri”, është shprehur prokurori i SPAK.

Të pandehur në këtë proces janë Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martinia. Deri më tani, në paraburgim janë Majnishta dhe Rexhepi, ndërsa të tjerët gjykohen në mungesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco