EMRI/ U kap me 18 pako kokainë, ja kush është personi i arrestuar/ FOTO

09:59, 16/11/2023
A+ Aa A-

Zyrtarët e Doganave dhe Policia e Malit të Zi kanë zbuluar mëngjesin e sotëm 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, pasi pritet të peshohet në vijim.

Burimet e SYRI TV saktësojnë se në pranga ka rënë shtetasi i Shqipërisë, Arvid Halili.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga Halili, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”. 

Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco