EMRI/ Identifikohet personi i gjetur ditën e djeshme në Xarrë, ishte çoban

09:30, 16/11/2023
A+ Aa A-

Adnant Jaupi është 51-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia e Konispolit.

51-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë.

Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore, por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.

51-vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij.

Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi, ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.

Trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pagroposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 metër dhe gjatësi 3-4 metër. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve, mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale. 

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Identifikimi i kufomës që i përket 51-vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të  tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco