VIDEO/ Shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

08:42, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave në Sarandë.

Gjatë operacionit “Tempulli”, janë sekuestruar 63 doza kanabis të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco