Vodhën velierën e sekuestruar, arrestohet kapiteni dhe marinarët e anijes së Gjergj Lucës

Vodhën velierën e sekuestruar, arrestohet kapiteni dhe marinarët e anijes së Gjergj Lucës

19:49, 15/11/2023
A+ Aa A-

Vodhën mjetin lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në port, që në muajin qershor, arrestohet kapiteni dhe marinarët e anijes ‘Rozafa 14’ në pronësi të Gjergj Lucës.

Të arrestuarit janë:

Andon Prenk Nako, kapiteni i anijes ‘Rozafa 14’ i datëlindjes 17.11.1970 lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë.

Mohuamet Elashamy i datëlindjes 13.03.1980, lindur në Egjypt, banues në Lezhë.

Samir Ghonim  i datëlindjes 01.09.1983, lindur në Egjypt, banues në Lezhë.

Abdou  Elazantaëy i datëlindjes 16.09.1968, lindur në Egjypt, banues në Lezhë.

Ibrahim Abushahin i datëlindjes 29.10.1989, lindur në Egjypt banues në Lezhë.

Image

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Tërhoqën pa leje një mjet lundrues tip veliere, të sekuestruar nga Policia, që ishte ankoruar në port, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

4 shtetasit e arrestuar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare.

Procedohet penalisht punonjësi i Policisë Kufitare Sarandë, që kishte për detyrë ruajtjen e mjetit lundrues veliere.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në portin e Limionit, Sarandë, ishte marrë duke u tërhequr nga një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qeshor të këtij viti, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër). 

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i mjetit lundrues tip veliere, i cili po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i përbërë nga 5 shtetas. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit;

- A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco