Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, ndalohet 37-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, ndalohet 37-vjeçari në Shkodër

13:52, 15/11/2023
A+ Aa A-

Franc Toma është ndaluar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar 37-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku (i ndaluar më parë) dhe Franc Toma, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Sakaq operacioni policor “Sundimi i ligjit”, vijon. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco