EMRI/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari ishte ‘koka’ e një rrjeti kokaine

EMRI/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari ishte ‘koka’ e një rrjeti kokaine

16:09, 14/11/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) dhe agjencia e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias ‘El Gringo’, i cili kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Sipas ‘Dijín’, ky njeri ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta, njoftojnë mediat e huaja.

‘Hidrokloridi i kokainës i dërguar u prodhua në departamentin e Valle del Cauca dhe u transportua me rrugë tokësore në bregdetin e Karaibeve. Pasi atje, anëtarët e organizatës janë përgjegjës për dërgimin e alkaloidit nga deti në destinacionin e tij përfundimtar’, tha Dijín në një deklaratë.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si ‘El Gringo’ dhe i kapuri tjetër kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës në SHBA për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco