Gjykata jep dritën jeshile, nisin procedurat e ekstradimit për shtetasin rus, Igor Kokunov

Gjykata jep dritën jeshile, nisin procedurat e ekstradimit për shtetasin rus, Igor Kokunov

14:02, 14/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus, Igor Kokunov.

Vendimi është dhënë para pak minutash dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit të tij drejt Rusisë.

Këtë të marte është zhvilluar seanca e tretë gjyqësore ndaj shtetasit rus.

59-vjeçari u arrestua me 28 gusht në pikën kufitare të Muriqanit, teksa rezulton i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë të marte, Policia e Shkodrës ka bllokuar rrugën e gjykatës deri në përfundimin e seancës gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco