Flet nëna që braktisi foshnjën që ndërroi jetë në spital: Flisnim në rrjetet sociale, u takuam një herë

Flet nëna që braktisi foshnjën që ndërroi jetë në spital: Flisnim në rrjetet sociale, u takuam një herë

12:21, 14/11/2023
A+ Aa A-

Nëna që lindi foshnjën në një bodrum në Tiranë pak ditë më parë, ka treguar në emisionin me 'Zemër të Hapur' se e kishte takuar vetëm një herë djalin.

Pjesë nga biseda: 

-Ishte një djalë që ishte njohur me ty?

-Ka pasur lidhje me të tjera.

-Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?

-Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.

-Fillimisht nisi si një lidhje serioze?

-Po!

-E donit për bashkëshort?

-Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.

-A ishte në dijeni familja?

-Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.

-Si i realizonit takimet tuaja?

-Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.

-Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?

-Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit.

Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco