VIDEO/ Kapet kokainë dhe kanabis në Fier, tre të arrestuar dhe tre të tjerë në procedim

11:34, 14/11/2023
A+ Aa A-

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen pesë raste të tjera të shitjes së lëndëve të narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia e Fierit gjatë një operacioni të kryer së fundmi ka bërë me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike, një peshore elektrike, armë sportive, 7 celularë si edhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje kanë rënë në pranga 3 persona ndërsa janë proceduar penalisht edhe 3 të tjerë.

Në vijim të megaoperacionit "Tempulli" u arrestuan shtetasit Albano Mylka, Enkeljano Stefa dhe Olgert Prifti.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit Igli Beqiraj, Yzedin Veliu dhe një shtetas 17 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli".

Evidentohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Sekuestrohen sasi të këtyre lëndëve, fara të bimës narkotike cannabis sativa, peshore elektronike, armë sportive, 7 celularë, si dhe shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, kanë goditur 5 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

-U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

-U arrestua shtetasi O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco