Vidhet kasaforta me para e xhamisë në Burrel, autorët dy 12-vjeçarë

Vidhet kasaforta me para e xhamisë në Burrel, autorët dy 12-vjeçarë

11:40, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kasaforta e një xhamie në qytetin e Burrelit ka rënë pre e grabitjes në orët e apra të mëngjesit të së hënës.

Policia ka identifikuar dhe shoqërouar në Polici dy autorët e dyshuar të vjedhjes, ku për shkak të moshës, 12-vjeçare, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar kasafortën së bashku me shumën e parave, që dy të miturit vodhën brenda xhamisë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së informacionit se ishte vjedhur me thyerje një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit, dhe autorët kishin marrë kasafortën me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat  i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco