KAFE SHQETO/ Aksidenti tragjik ku humbën jetën 5 shqiptarë, Gjoka: Autoritetet gjermane kanë shtuar kontrollet!

KAFE SHQETO/ Aksidenti tragjik ku humbën jetën 5 shqiptarë, Gjoka: Autoritetet gjermane kanë shtuar kontrollet!

09:20, 13/11/2023
A+ Aa A-

Për të folur për tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë ku 5 shqiptarë humbën jetën teksa punonin në një skelë në Hamburg, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO, në SYRI.TV, politikani në Gjermani, Kol Gjoka.

Gjoka u shpreh ndër të tjera se qeveria gjermane pas kësaj tragjedie ka shtuar kontrollet për sigurinë në punë si dhe po punohet që trupat e 5 shqiptarëve të kthehen në atdheun e tyre.

Gjoka: Shqiptarët që punojnë në Gjermani janë shumë, shumë mirë të integruar në jetën gjermane. Shqiptarët që kanë ardhur në 10 vjeçarin e fundit e kanë ndryshuar imazhin e shqiptarëve në Gjermani, në drejtim të mirë. Njerëz punëtorë, njerëz të rregullt dhe kanë zbatuar çdo ligj gjerman.

Për incidentin e ndodhur këtu në Gjermani unë isha në bashkëpunim edhe bisedw me gazetarët, më informuar se kjo nuk është pjesa ime që këtë vit vetëm në Hamburg kanë ndodhur 13 aksidente me vdekje të qytetarëve të ndryshëm gjerman, apo dhe nga shtetet e tjera por aksidenti i fundit ishte më i tmerrshmi dhe autoritetet gjermane i kanë hyrë një kontrolli të rreptë për zbatimin e rregullave të sigurisë teknike në punë.

Unë shfrytëzoj rastin që të them dhe diçka tjetër që unë së bashku me ambasadwn do të gjejmë një avokat dhe do të kalojmë çështje për të pestë personat së bashku si një çështje e grumbulluar në gjykatë dhe do të shikojmë mundësinë se çfarë mund të bëjmë kundrejt këtyre familjeve tw viktimave.  Por kjo është një çështje që kërkon kohën e vet, ne po punojmë në atë drejtim dhe shpresoj që shumë shpejt do të kemi dhe rezultate.

Ndiqni intervistën e plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco