VIDEO/ Avokatja kërcënon me vdekje klientin, bashkëshorti pranon se ka paguar prokurorin

21:38, 10/11/2023
A+ Aa A-

Geraldo Haxhia pati një moment që i ndryshoi krejtësisht jetën e tij. Ai i mori jetën në një aksident automobilistik policit, Agron Saba më 20 mars 2023.

Kalvari i tij nisi menjëherë më pas kur familja e djalit nga Patosi kontaktoi me avokaten Edlira Veizaj. Kjo e fundit u kërkoi 7 mijë euro për të ndryshuar masën nga arrest në shtëpi me detyrim paraqitje.

‘Familja ime kontaktoi me avokaten dhe ajo u kërkoi 7 mijë euro për të paguar Prokurorin. Ne nuk kishim aq shumë para, por arritëm të gjenim 3.500 euro dhe i dhamë 350 mijë lekë për punën.

‘Kanë kaluar kaq shumë muaj dhe ende nuk ka bërë asgjë. Tani dua të di se pse i mori ata para. Pse nuk më kryen punën, pasi unë i kam marrë borxh ata para. Dua të ushqej fëmijët’, tha Geraldo.

Ai shkoi dhe më tej me akuzat e tij. ‘Avokatja më kërcënoi me jetë dhe se do më fuste në burg. Bashkëshorti i saj e pranon se ka paguar prokurorin, por ende nuk kam asnjë benefit, nuk kanë bërë asgjë për mua. Kam incizime’.

Pas akuzave të forta te Geraldos shkojmë drejt Vlorës për të folur me avokaten. E gjejmë në zyrë dhe e përballim me akuzat e Geraldos dhe incizimet.

 ‘Kërkoj ndjesë për fjalët e tepërta. Kam qenë shumë e ngarkuar. Nuk kam paguar prokurorin, as unë, e as bashkëshorti im. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalët e tij. Jam gati të ballafaqohem me Geraldon’.

Pas kësaj fjalie, padyshim që do të shkojmë në Patos për t’u përballur avokaten me Geraldon.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco